Guardiola mendon largimin, do rikthimin te ...

Guardiola mendon largimin, do rikthimin te ...

Hendeku mes Liverpool kryesues dhe kampionëve në fuqi të Premier League, Manchester City është tepër i madh.

Pas 17-javëve të para, distanca mes dy skuadrave pretendente për titull është 14 pikë, duke e kthyer ngushtimin e saj në një objektiv mjaft të vështirë për "Qytetarët". Kjo mund të sjellë edhe pasojat e para në ekip, me trajnerin, Pep Guardiola që po mendon seriozisht largimin.

Spanjolli nuk po merr sinjalet e duhura nga ekipi i tij, çka mund të sjellë një lamtumirë të parakohshme. Diçka të tillë e konfirmojnë edhe mediat britanike, me "Express" që zbulon edhe ekipin e parë që dëshiron shërbimet e Guardiolës. Barcelona duket se ka shfaqur interes për të.

Kampionët e La Liga nuk janë aspak të kënaqur me drejtimin e Ernesto Valverde dhe një kthim në shtëpi i Guardiolës do të shihej si primare para sezonit të ri. Nën drejtimin e tij, Barcelona arriti kulmin e futbollit total, duke arritur të sigurojë tituj dhe një simpati të madhe në të gjithë botën.

EMISIONET