The Guardian: Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, “ideja nën zjarr nga të gjitha anët”

The Guardian: Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe

Një plan i shkëmbimit të tokës për të reduktuar kufijtë e Kosovës është duke u përballur me një kor në rritje të kritikave brenda republikës, në rajon e më gjerë dhe ndërkombëtarisht.

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç kanë sugjeruar që një shkëmbim territori mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje që do të hapë rrugën për një zgjidhje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kosova u shkëput nga Serbia në 1999 dhe shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Beogradi nuk e ka njohur kurrë. Vuçiç dhe Thaçi janë takuar rregullisht nën patronazhin e shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, për të arritur një marrëveshje që mund ta fusë Kosovën në rrugën drejt një vendi në OKB dhe të përmirësojë perspektivat e pranimit në BE për të dyja vendet.

Ndërsa as Vuçiq, as Thaçi nuk i kanë publikuar akoma detajet e planeve të tyre, të dy bën me dije gjatë një forumi diskutimi në Austri fundjavën e shkuar, se ndryshimet e kufijve ishin në shqyrtim.

"Guardian" shkruan se me shkëmbim, ndoshta do të përfshihet shkëmbimi i territorit të Serbisë Jugore i banuar kryesisht me popullsi etnike shqiptare, me pjesën veriore të Kosovës i banuar kryesisht me serbë etnikë.

Administrata amerikane kohët e fundit i dha nxitje planeve pasi këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, tha se Uashingtoni nuk do të qëndronte në rrugë nëse Beogradi dhe Prishtina arrinin marrëveshje, duke përmbysur një politikë të gjatë të SHBA që ndryshimet e mëtejshëm të kufijve në Ballkan janë të padëshirueshme.

Sipas dy burimeve të njohura me mendimin e administratës Trump, politika e re nuk është "asnjë vijë e kuqe, por as çek i bardhë", që do të thotë se SHBA është e gatshme të shikojë çdo zgjidhje, duke përfshirë ndryshimet kufitare, por nuk do ta japë mbështetjen domosdoshmërish në fund.

Disa zyrtarë të BE kanë lënë të kuptohet se ata gjithashtu mund të jenë të gatshëm të mbështesin një marrëveshje që përfshin ndryshimet kufitare.

Vuçiç do të përballet me kundërshtim nga shumë në vendin e tij kur të shohin një marrëveshje që pranon se Kosova është e humbur përgjithmonë. Ka gjithashtu kritika të forta brenda Kosovës, veçanërisht nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të premten i referohej diskutimeve si "ide katastrofike". Ai tha: "Diskutimi publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan".

Shumë vëzhgues rajonalë dhe ndërkombëtarë kanë vërejtur potencialin për efektet goditëse në rajon, ku disa kufij janë të brishtë dhe të hapur për sfidat nacionaliste.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dalë fort kundër kësaj ideje dhe tre ish-përfaqësues të lartë në Bosnje kanë shkruar një letër të hapur për Mogherinin, duke i kërkuar asaj të mos mbështesë ndonjë plan që përfshin këmbimet e tokës.

"Ne mund të themi shkurt; mos mendoni për ndonjë politikë që ka më shumë gjasa të na çojë në ndarjen dhe konfliktin në Ballkan sesa ai që disa tani duket se po mbështesin", shkruante në letrën e Carl Bildt, Pedi Eshdaun dhe Kristian Shvarc-Shilling.

Milorad Dodik, kryetari i njësisë autonome të Republikës Serbe (RS) të mbizotëruar nga serbët dhe një kandidat për presidencën kombëtare në zgjedhjet e tetorit, ka bërë thirrje të rregullta për pavarësinë e Republikës Srbska në Bosnjë.

"Unë mendoj se BE e pëlqen këtë plan sepse është 'i thjeshtë'", tha Lejla Ramić-Mesihoviq, drejtoresha ekzekutive e Iniciativës së Politikave të Jashtme në Bosnjë e Hercegovinë, një "thinktank" me bazë në Sarajevë që ka punuar për këtë çështje.

"Por cila do të jetë logjika e bashkisë ndërkombëtare kundër një referendumi të RS? A është me të vërtetë koha të heqësh dorë nga shtetet multietnike në Evropë?", pyet ajo.

Një këshilltar i Dodik tha se shqetësimet ishin të ekzagjeruara. "Presidenti Dodik është një nga politikanët më me përvojë në rajon dhe ai nuk do të bëjë asgjë, duke e ditur se sa e rëndësishme është që Serbia të mbyllë historinë me Prishtinën", tha Ana Trišić-Babić, ish-zëvendësministre e jashtme e Bosnjës.

Megjithatë, ekziston frika se thjesht duke e vendosur çështjen përsëri në tavolinë, do t'u jepet "karburant" atyre që dëshirojnë të rihapin pyetjet që duket se janë zgjidhur gjatë.

Në Maqedoni, e cila ka një pakicë të madhe etnike shqiptare dhe ishte skenë e përplasjeve ndëretnike në vitin 2001, politikanët janë të kujdesshëm për çdo marrëveshje që përfshin këmbimet e territoreve.

"Këto ide kanë lundruar nëpër të gjitha luftërat e Ballkanit dhe ky vend ka qenë gjithmonë shumë i vendosur në mbështetjen e zgjidhjeve politike ndaj problemeve politike që nuk kërkojnë kufij etnik", tha Radmila Šekerinska, ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë. "Ne duhet të kujtojmë veten se mizoritë më të mëdha u kryen me këtë qëllim, ose me atë justifikim në mendje", tha ajo.

Një tjetër çështje kyçe është nëse Rusia mund të ofrohet për ndonjë marrëveshje. Vuçiç pritet të takojë dy herë presidentin rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm dhe deri më tash Moska ka dhënë pak shenja nëse është gati të heqë dorë nga  kundërshtimi i saj i gjatë për pavarësinë e Kosovës.

Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, tha se ishin mbështesin idenë që Beogradi dhe Prishtina të binin dakord për një marrëveshje, por theksoi me forcë se "marrëveshja duhet të pasqyrojë interesat e popullit serb" nëse Rusia do ta mbështesë atë. Ajo nuk pranoi të sqaronte se si Rusia do t'i vlerësonte këto interesa.

/Guardian/

EMISIONET