Gruaja zbulon se ka jetuar 28 vite me një lente kontakti të ngecur në sy

Gruaja zbulon se ka jetuar 28 vite me një lente kontakti të ngecur

Ka jetuar 28 vjet me një lente kontakti të ngecur në sy.

Kjo i ka ndodhur një gruaje nga Britania e Madhe, e cila kishte humbur lenten pas një goditjeje të marrë gjatë një loje në moshën 14 vjeçare.

Lenten e gjeti në syrin e saj pas 28 vitesh një okulist, i cili e zbuloi gjatë një rezonance.

Ngjarjen e treguan për revistën 'Bmj Case Reports', mjekët e spitalit universitar të Dundee, në Skoci.

Gruaja, tashmë 42 vjeç, i ishte nënshtruar disa vizitave mjekësore si pasojë e problemeve në syrin e majtë.

Qepalla e saj ishte enjtur dhe rezultonte e ulur mbi sy.

 Okulisti i cili e vizitoi, i bëri edhe një rezonancë. Kështu, mjekët kanë gjetur një kist 8mm me 6 në brendësi të të cilit ishte edhe lentja e fortë, e humbur në atë ndeshje para 28 vitesh.

Ka qenë nëna e pacientes e cila e kujtoi atë incident, gjatë të cilit e bija ishte goditur nga topi.

Vetëm pas heqjes zbulimit të lentes, gruaja  kujtoi se qepalla e saj varej pak, por pa i dhënë shqetësime të mëdha.

"Me siguri që lentja është ngjitur në pjesën e sipërme të qepallës, shkruajnë autorët që ndërtuan ngjarjen në revistën mjekësore, dhe ka ndenjur aty për gjithë këtë kohë. Nuk është e qartë çfarë e shkaktoi inflamacionin pas gati 30 vitesh".

EMISIONET