Në dhjetor 2017, burri i Margarita Gracheva e dërgoi atë në një pyll dhe i preu duart me një sëpatë. 

Rasti i saj ka shtuar frikën e aktivistëve se zbutja e ligjeve në Rusi për dhunën në familje mund të jetë nxitës për abuzimet.

Veprat e para kur viktima nuk përfundon në spital nuk trajtohen më si vepër penale dhe ndëshkimet janë zvogëluar, nën ndryshimet ligjore të sjella në shkurt 2017. Operacioni për transplantimin e dorës ka zgjatur rreth 10 orë në spital.

Ish-bashkëshorti i saj, Dmitri Graçev, është dënuar me 14 vjet burg.

Margarita Gracheva ka rrëfyer për BBC gjithçka ndodhi atë ditë kur i preu duart:

Ai më dërgoi në një pyll, në një vend të shkretuar. Ai më tha; Vendose dorën mbi trungun e pemës. Kam qarë duke bërtitur, jam lutur. Ai më shtyu tutje dhe nisi të më presë dorën

Ai mori një thikë dhe ma vendosi në fyt. Duke më kërcënuar, tha; pranoje! A po më tradhton apo jo?

Mendova se policia mund të më ndihmonte, kur shkova tek ata. Isha i sigurt që do të vinin ditën tjetër dhe do të ndërmerrnin ndonjë veprim. Por nuk ndodhi aspak kështu. 

Polici më tha: Ju dhe ai do normalizoni marrëdhënien së shpejti. Nuk është asgjë serioze.

Në fillim të dhjetorit ata e mbyllën çështjen. 

Tre ditë më vonë, unë u dërgova në pyll dhe dora ime u pre. Mendova se ishte shumë e pazakontë. 

Ishte vetëm një çështje administrative, jo penale. Ju dhunon dikush dhe mund të merrnin një gjobë. Ashtu si në rastin tim. Ai u gjobit 150 $.

Dora ime e majtë ishte ende në pyll. Ata e gjetën më vonë.

Ishte ndarë në disa pjesë me eshtra të thyer në 8 vende. Unë kam bërë transplant të lëkurës dhe të trupit të dorës. Unë nuk e ndjej macen kur e prek me dorën time të majtë. E ndjej të ftohtë.

Fëmijët e mi nuk e dinë se çfarë ndodhi. Ata mendojnë se ishte një aksident. 

Është e vështirë për ta. Unë nuk e di se si mund t'ua shpjegoj atyre. Për mua, vendimi më i mirë është që ai të merrte një dënim të përjetshëm. Kjo do të më jepte siguri. Nëse ai do të jetojë këtu afër, nuk do të ketë siguri për mua dhe fëmijët e mi. 

/Ora News.tv/