Gruaja i kafshoi penisin kur ishte në gjumë, burri përfundon në spital në gjendje të rëndë

Gruaja i kafshoi penisin kur ishte në gjumë, burri përfundon

Një grua është akuzuar se ka kafshuar penisin e burrit të saj pas një grindje të dhunshme. Ai i kafshoi gjoksin dhe kur ra në gjumë, gruaja u hakmorr.

Ngjarja ka ndodhur në Umuofuga Umuhu të Nigerisë. Sipas raportimit lokal Daily Post, çifti ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Sipas kushëririt të burrit, të dielën e 31 majit ai kishte shkuar shumë vonë në shtëpi dhe këtu lindi zënka mes tyre. Fqinjët e tyre shkuan dhe i ndanë.

"Në mesnatë, u dëgjua një britmë e fortë e burrit që zgjoi të gjithë njerëzit e lagjes. Gruaja i kishte kafshuar penisin, ndërkohë që ishte në gjumë. Ai u dërgua në spital atë natë. Unë kam dyshime nëse organi i tij gjenital do kthehet siç ka qenë, sepse është prerë shumë keq”, shprehet kushëriri i burrit.

Sipas disa raportimeve të tjera, gruaja ishte e varur nga droga dhe shpesh ziheshe me burrin e saj. Ajo ka përfunduar në rajonin e policisë, ku tregoi edhe kafshimet e thella që kishte në gjoks.


EMISIONET