Gropa me inerte alarmon banorët e rrugës "Leandro Zoto" në kryeqytet

Gropa me inerte alarmon banorët e rrugës "Leandro Zoto"

Një gropë e mbushur me inerte në mes të rrugës "Leandro Zoto", solli reagimin e banorëve, të cilët kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia e Tiranës. Ata thonë se gropa është kthyer në burim aksidentesh, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve dhe përdoruesve të automjeteve.

Dhjetëra banorë të rrugës "Leandro Zoto", u zgjuan të martën me këtë pamje, që për ta ishte aspak e këndshme.

Një gropë e mbushur me inerte që kundërmonin, në mes të rrugës, që përveç ndotjes paraqisnin rrezik për kalimtarët.  

Thonë se problematika kryesore, qëndron te rrezikshmëria që kjo gropë paraqet kur lëvizin automjetet, të cilat detyrohen të kalojnë në sensin e kundërt.

"Rrugë e keqe kjo se kalojnë gjithë makinat këtu".

"Kemi frikë se kemi kalamaj".

Shprehen se gjatë ditës së hënë, kanë parë punonjësit e bashkisë së Tiranës, të kryenin punime, por si çdo herë, puna është lënë në gjysmë.

Ata kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë, për të kthyer rrugën në gjendjen e mëparshme.

"Nuk ka pasur asnjëherë gropë, u habita kur e pashë".

Kjo nuk është hera e parë kur bashkia e Tiranës i lë rrugët përgjysmë duke u kthyer një shqetësim për qytetarët.


EMISIONET