Griezmann "përkëdhel" Shqipërinë: E dinim që do të ishte e vështirë

Griezmann "përkëdhel" Shqipërinë: E dinim që

Antoine Griezmann u vlerësua njeriu i ndeshjes në takimin që Franca mposhti Shqipërinë me rezultatin 0-2, në stadiumin kombëtar. 

Pas ndeshjes me kuqezinjtë, në një intervistë për mikrofonin e UEFA-s, sulmuesi u shpreh se e dinte që ndaj Shqipërisë nuk do të ishte e thjeshtë, ndërsa thekson se kërkojnë të triumfojnë në Europianin e 2020.

“ E dinim që do të ishte e vështirë kundër Shqipërisë, por u treguam të zotë të shënonim në pjesën e parë. Për ne është një sukses i rëndësishëm, i arritur ndaj një kundërshtari të vështirë. EURO 2020? Duam të bëjmë më të mirën me objektivin për ta fituar”, u shpreh Griezmann. 

EMISIONET