Naftëtarët e Ballshit përshkallëzojnë grevën: Refuzojnë ujin dhe ndihmën mjekësore

Naftëtarët e Ballshit përshkallëzojnë grevën:

Veç bukës vendosën të ndërpresin ujin dhe të refuzojnë ndihmën mjekësore. Naftëtarët e Ballshit çuan deri në ekstrem grevën për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në uzinën e naftës.

Mjekët që u qëndrojnë pranë u kanë kërkuar të ndërpresin grevën, por kanë refuzuar.

Gjendja e rënduar shëndetësore detyroi një prej naftëtarëve të ndërpresë grevën, ndërsa u zëvendësua nga një tjetër koleg.

Dhjetë burrat thonë se janë gati të vdesin aty për bukën e fëmijëve.

"Kjo eshte kauza jonë dhe kthim prapa nuk ka"

Më e rënduar është gjendja e punonjësve të nënstacionit të Poçemit ku greva e urisë është në ditën e 7-të.

Disa prej tyre kanë pasur të domosdoshëm ndihmën mjekësore, por sërish janë kthyer në grevë.

Që në ditën e parë përsërisin se të gjallë i nxjerrin vetëm 27 pagat e prapambetura.

"Deri ne piken e fundit. Une pa bukë, edhe pse ika pa bukë do ngelen"

Dy kampet e grevistëve janë vizituar nga përfaqësues të avokatit të Popullit, por asnjë zyrtar tjetër i shtetit nuk u ka shkuar me marrëveshje për pagat.

Prej 5 muajsh në protesta dhe një jave në Grevë, punonjësit e Uzinës së ballshit kanë kërkuar ndërhyrjen e  qeverisë për zgjidhjen e cështjes së pagave dhe rinisjes së punës, por sic thonë askush nuk është angazhuar.

Rafineria e naftës u mbyll pasi komapnia që e administton thotë se bankers Petrolium nuk e furnizon me naftë bruto



EMISIONET