Greqia mbështet politikën e zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zv/ministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis thotë se sipas Athinës Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen. Kjo sipas tij për shkak të faktorit shqiptar, i cili ndodhet i përhapur në Ballkan.

"Një ndarje e mundshme mund të destabilizonte rajonin", tha zv/ministri.

"Për shkak se elementi shqiptar është i shpërndarë në të gjithë rajonin hapja e negociatave me një vend të vetëm kandidat mund të sjellë destabliteti. Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se negociatat e pranimit duhet të fillojnë pa shkëputjen e të dyja vendeve".

/Ora News.tv/