Greqia konfirmoi pesë raste të reja me koronavirus,  duke e çuar nurmin total të të prekurve në 89 persona. Katër nga personat e konfirmuar pozitiv nga koronavirusi kanë qenë kontakte të ngushta, ndërsa një rast ishte kthyer nga Londra.

Ndërkohë, një person i infektuar, 66-vjeçar, i cili ndodhet në një spital universitar gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar ndjeshëm, ndodhet në gjendje kritike.

Për katër rastet vijon ende hetimi epidemiologjik për të mësuar se si ka ndodhur infektimi i tyre. Në Greqi është pezulluar në mënyrë të pjesshme mësimi në disa shkolla, si masa paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

/Ora News.tv/