Greqi, shqiptari kërkon ujë dhe hyn në banesë, i vjedh të moshuarit sendet me vlerë

Greqi, shqiptari kërkon ujë dhe hyn në banesë, i vjedh

Autoritetet greke kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi ka hyrë në banesën e një të moshuari duke i vjedhur sende me vlerë.

Mediat greke raportojnë se 24-vjeçari hyrin në banesë me pretekstin se kishte etje, duke i kërkuar një gotë ujë.

Shqiptari i vodhi të moshuarit në Edessa bizhuteri me vlerë 700 euro, por u arrestua nga policia, ndërsa sendet iu dorëzuan pronarit.

Nga ana e policisë u konstatua se shqiptari ishte i paligjshëm në territorin grek.

EMISIONET