Greqi, shkon në 41 numri i viktimave nga COVID-19

Greqi, shkon në 41 numri i viktimave nga COVID-19

Në Greqi numri i viktimave si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 41, ndërsa të infektuar deri tani raportohet për 1,156 persona.

Mediat greke raportojnë se pacienti që humbi jetë ishte shtruar në spitalin Alexandroupolis.

Po ashtu mësohet se në mes të viktimave ka më shumë burra sesa gra,  ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 71 vjeç.

Aktualisht në Tterapi Intensive qëndrojnë 69 persona, nga të cilët 77 kanë sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë që numri i të prekurve dhe viktimave rritet, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis raporton se po harton skenarë alternativë të ndërhyrjes për ta çuar vendin në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas ekspertëve 10 maji mund të jetë data kur do të fillojnë të lehtësohen masat kufizuese.

EMISIONET