Greqi, makina përplas për vdekje gruan shqiptare, po çonte fëmijën në shkollë

Greqi, makina përplas për vdekje gruan shqiptare, po çonte

Një grua me origjinë shqiptare është aksidentuar për vdekje në Greqi, teksa po çonte në shkollë fëmijën e saj të mitur.

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Agios Dimitris në  Zakynthos, ndërsa viktima është një 50-vjeçare shqiptare.

Në lidhje me aksidentin tragjik, policia arrestoi një 30-vjeçare, e cila ishte drejtuese e makinës që përplasi shqiptaren.

Policia po mbledh informacione dhe ka marrë në pyetje personat të cilët ishin dëshmitarë të aksidentit.

(Në foto, vendi ku ndodhi aksidenti)

EMISIONET