Greqi, përplaset makina me dy shqiptarë, njëri vdes, tjetri plagoset

Greqi, përplaset makina me dy shqiptarë, njëri vdes, tjetri

Mediat në Greqi raportojnë se një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik, ndërsa ka mbetur i plagosur një 44-vjeçar, po me orgjinë shqiptare.

Aksidenti ka ndodhur në Karpathos, në orët e para të mëngjesit në kilometrin e parë të rrugës Pigadia - Aperi.

Makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët në rrethana ende të paqarta doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Policia dhe ambulancat shkuan në vendngjarje për të transportuar në spital të dëmtuarit.

Shkaqet që çuan në aksident po hetohen nga Departamenti i Policisë Karpathos.

EMISIONET