Greqi, arrestohet një grek e një shqiptar, sekuestrohen mbi 31 kg kanabis

Greqi, arrestohet një grek e një shqiptar, sekuestrohen mbi 31 kg

Një shtetas grek dhe një shqiptar janë arrestuar për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge.

Më parë, njësia e luftimit të krimit ndërkufitar ka ndaluar për kontroll në zonën e Kosturit mjetin që drejtonte 50 vjeçari grek.

Në portbagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan dy çanta udhëtimi që kishin brenda 31,4 kg kanabis.

Nga hetimet rezultoi se sasia e drogës do t’i dorëzohej një shtetasi shqiptar, i cili, sipas policisë do ta trafikonte kanabisin në tregun grek.

52 vjeçari shqiptar u gjet në Imathia dhe iu kaluan prangat.

Përveç drogës, policia sekuestroi mjetet e dy të arrestuarve, katër telefona celularë dhe katër karta sim.

Njësia antidrogë e Kosturit po vazhdon hetimet e rastit.

EMISIONET