Greqi, 3 shqiptarë kapen duke transportuar çanta me drogë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2019, 13:46
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi u kapën duke transportuar 113 kg drogë.
Operacioni u zhvillua kufirin greko-shqiptar, në zonën pyjore në Kriovrisi në Igumenicë.
Mësohet se shqiptarët 26 dhe 29 vjeç u kapën duke transportuar drogë me çanta në këmbë. Ata u arrestuan pas ndjekjes nga ana e policisë.
Brenda ne çanta janë gjetur dhe sekuestruar 113 pako me 122 kg 750 gram marijuane.