Dialogu Kosovë-Serbi: Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive takohen në Shtëpinë e Bardhë

Dialogu Kosovë-Serbi: Më 27 qershor, përfaqësues të dy

Richard Grenell i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, shkroi se palët do të takohen më 27 qershor në Washington. Grenell tha gjithashtu se Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën kundër pavarësisë së Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell, përmes Tëitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun në Washington. Grenelli ka njoftuar se nga ana e serbëve i është premtuar ndalja e fushatës kundër Pavarësisë së Kosovës.

“Lajm i mirë! Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta ndalojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar i dërguari special Grenell.

Më tej ai ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Ëashingtoni.

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, së pari duhet të bëjmë progres në rritjen ekonomike. Ky është fokusi. Mirëpres për këto bisedime”, ka shkruar Grenell.

Presidenti Thaçi ka mirëpritur iniciativën e SHBA-së për rikthimin e dialogut.

“Udhëheqësia dhe mbështetja e SHBA-së ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen prosperuese të Kosovës. Prandaj, mirëpres iniciativën për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, nën udhëheqësin Richard Grenell, të dërguarit të presidentit, Donald Trump”, tha Thaçi në një postim në Twitter.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar partitë e opozitës në takim për të diskutuar për rinisjen e dialogut me Serbinë.

Qeveria Hoti ka bërë gati platformën e dialogut, të cilën e ka bërë publike në Akademinë e Shkencave pak ditë më parë, ndërsa ia ka prezantuar edhe presidentit Thaçi.

Këtë fillimjavë mbërrin në Kosovë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

EMISIONET