Në këtë periudhë të izolimit, fëmijët dhe femrat janë ata që i janë drejtuar leximit. Në Fier librashitësit thonë se kërkesat nuk janë të larta, ndërsa preferohen më shumë romanet dhe botimet për të vegjëlit.

Ndër bizneset që u është lejuar aktiviteti pavarësisht shtetërrethimit janë dhe libraritë. Qëndrimi në shtëpi ka bërë që lexuesit t’i afrohen më shumë librit, sidomos fëmijët dhe gjinia femërore.

"Më shumë interes për librin ka gjinia femër, është për tu përshëndetur".

Librashitësit shprehen se periudha e izolimit ka krijuar një shumëllojshmëri kërkesash.

"Kryesisht romane, pastaj librat me karakter historik, kryesisht personazhe të njohur botërore dhe vendas. Por edhe poezia, që më ka gëzuar shumë".

Në këtë periudhë izolimi i bëjnë thirrje për lexuesit që t’i afrohen më shumë librave.

"Njerëzit ti afrohen më shumë librit dhe leximit sepse atë rol që luan libri nuk e luan asnjë mjet tjetër informacioni".

Libraritë janë konsideruar biznese të mëdha e si pasojë nuk do të përfitojnë subvencione të pagave nga qeveria.

/Ora News.tv/