E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë te Arsenali.

Është vetë mesfushori shqiptar i kombëtares së Zvicrës që e konfirmon një gjë të tillë.Për televizionin zvicerian, “SRF”, Xhaka ka pohuar se gjërat nuk po shkojnë mirë te londinezët dhe këtë kërkon ta rregullojë sa më shpejt, në mënyrë që të jetë i lumtur tek ta.

 "Unë kam një ide të qartë. Gjërat duhet të shkojnë mirë te Arsenali dhe drejtuesit e dijnë mirë atë. Unë kam një kontratë me ta dhe do të isha i lumtur që gjërat të rregulloheshin. Sigurisht që do të gjendet një zgjidhje pasi nuk mund ta pranoj atë që më ndodhi,” u shpreh Xhaka. 

Ditët e fundit tekniku, Unai Emery ka pranuar se ekziston një mundësi e fortë që Xhaka të mos luajë më për Arsenalin. Milani është ndër kandidatët për të blerë mesfushorin, pavarësisht se në garë është futur edhe Interi.

/Ora News.tv/