Grabitja në Rinas: Pasi u futën thasët me para, dera e avionit u la e hapur

Grabitja në Rinas: Pasi u futën thasët me para, dera e avionit u

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për punonjësin e aeroportit të Rinasit, i cili është arrestuar për bashkëpunim me autorët e grabitjes së 9 prillit. Hasan Kanaçit iu gjetën 100 mijë euro në banesë, ndërsa dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit duke vonuar ngarkimin e thasëve me para në avionin që do të nisej drejt Vjenës.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror për Hasan Kanaçin, një nga të arrestuarit e fundit për grabitjen ne Rinas, të cilit ju sekuestruan në banesë 100 mijë euro, për të cilat ai pretendon se i ka përfituar nga shitja e disa pronave.

Por më gjithë kundërshtimet e tij, prokuroria ka zbardhur rolin e që ka patur Kanaçi në grabitje nga zbardhja e kamerave te sigurisë.

48-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët e vjedhjes, duke shfrytëzuar punën që bënte në sektorin cargo të aeroportit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 48-vjeçari është filmuar teksa ishte në pistë pranë avionit ku do të ngarkoheshin bagazhet. Burimet thonë se nga veprimet tij konstatohet se ka shkelje të rregullores.

Sipas prokurorisë, vlerat monetare duhet të futen të fundit në avion dhe më pas dera mbyllet direkt.

Ndërkohë që hetuesit e kanë konstatuar se në 9 prill fillimisht janë futur disa valixhe qytetarësh, thasët me para dhe më pas dera rri hapur pasi afrohet një tjetër ngakesë me valixhe.

Hasan Kanaçi i arrestuar së fundi dhe i lënë në masë "arresti me burg" me dyshimin se është personi që ka informuar nga brenda aeroportit, grupin e grabitësve të 9 prillit në Rinas, ka bërë qëllimisht veprime që kanë lehtësuar autorët të marrin 6 milionë euro, vlera monetare të bankave të nivelit të dytë.

Përveç Kanaçit, të arrestuar janë dhe Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si edhe Talo Çela.

Në grabitjen e Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport. Pas super grabitjes, në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.

EMISIONET