Grabitja në Rinas, hetim pasuror për të arrestuarit
Prokuroria e krimeve të Rënda nis hetimin pasuror për disa prej të arrestuarve për grabitjen në Rinas të 9 prill 2019, ku u morën gati 6 milionë euro.
Hetimi ka nisur për Ragip Hajdinin, Elton Piklit, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela.
Nga hetimet është mësuar se të arrestuarit dhe familjarët e tyre disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme.
Prokuroria i ka bërë kërkesë bankave dhe hipotekës, e Drejtorisë së Transportit Rrugor për verifikimin e origjinës së pasurisë së këtyre personave.
Dy persona janë ende në kërkim.
Gjatë tentativës për tu larguar nga aeroporti i Rinasit ku ndodhi grabitja e thasëve me para, mbeti i vrarë Admir Murataj i cili konsiderohet nga policia si kapoja i bandës së grabitjes.
Deri tani prokuroria nuk ka arritur të bjerë në gjurmët e parave, ndërsa hetimet janë përqëndruar dhe në akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Te gjitha lajmet per grabitjen ne Rinas