Grabitja në Rinas, eksperti: As në 1997 aeroporti nuk u prek .. sot merret peng avioni

Grabitja në Rinas, eksperti: As në 1997 aeroporti nuk u prek .. sot

Eksperti Krenar Ahmeti i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se aeroporti i Rinasit, ka qenë më i sigurtë në 1997 sesa ç’është sot, referuar këtu grabitjes që ndodhi sot ku u grabitën 2 milion euro.  

Ahmeti u shpreh se sot grabitësit i kanë marrë paratë brenda avionit dhe thuajse e kanë marrë peng avionin.

Ahmeti: As në 1997 në ditët më të zeza, nuk ka qenë në gjendje më barkas aeroporti sesa sot, ndërkohë që ne pretendojmë se jemi siguri dhe policia është në parametrat e duhur. Në '97 kur dihet si kemi qenë, aeroporti ka qenë shumë i sigurtë. Parandalimi është elementi më i rëndësishëm. Ata kanë marrë avionin peng. Ky është një akt terrorist. Avioni është i një shteti tjetër. Pse Meta nuk e ka thirrur komisionin e Sigurisë Kombëtare. Aviacioni Civil, strukturat e sigurisë pse nuk prononcohen.



EMISIONET