Grabitja e 36 ha tokë në Spille, dorëzohet në polici ish-kreu i Hipotekës Kavajë

Grabitja e 36 ha tokë në Spille, dorëzohet në polici

Dy ditë pas skandalit të zbuluar në Kavajë, ku zyrtarë të lartë të hipotekave dhe pushtetit vendor ishin përfshirë në një rrjet korrupsioni, falsifikimesh për tjetërsim prone është  vetëdorëzuar në polici  ish-kreu i Hipotekës së Kavajës, Seit Cikalleshi. Ai rezulton të jetë vjehrri i ish kreut të PS-së në Kavajë, Gentian Daja.

Cikalleshi u paraqit në polici sot (17 nëntor) ndërkohë që në gjykatë ishte seanca e verifikimit të masave për të arrestuarit 

 është vetëdorëzuar në polici, pasi u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Ranishtja” ku në Spille ishte grabitur 36 hektarë tokë kryesisht ranore pranë plazhit të kësaj zone.

 Cikalleshi ishte në mesin e 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që janë akuzuar për përvetësimin e hapësirës së madhe të tokës, proces i kryer përgjatë tre viteve nga 2013-2016, ku janë përfshirë edhe nënprefekti i Tiranës si dhe disa zyrtarë të Hipotekës që kanë falsifikuar dokumente dhe regjistruar pronën në emër të tyre.

Në bazë të dokumentave zyrtarë, të vendosura në dispozicion të gjykatës, rezulton se kanë përfituar toka nga skema mashtruese familjarë të ish-kryetarit të Bashkisë, Elvis Roshi, të ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Gentian Daja, familjarë dhe lidhje fisnore të nënprefektit të Tiranës, Fatos Kaja, si edhe të ish-kryetarit të Komunës Kryevidh, Nezir Leçini.

Këta persona, siç rezulton nga dokumentat zyrtarë, kanë qenë përfitues të drejtëpërdrejtë ose e kanë marrë pronësinë nëpërmjet transaksioneve nga shtetas të tjerë. Në disa raste, rezultonse familjarët e drejtuesve lokalë, pasi janë bërë pronarë, ua kanë shitur tokat e tyre kompanivendërtuese për zhvillimin e tyre.
Nga hetimi i Prokurorisë së Kavajës rezultoi se drejtues dhe ish-drejtues lokalë të qytetit kanë tjetërsuar llojin e tokës nga ranishte në tokë arë, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar. Pasndryshimit të regjimit të tokës, ata e kanë ndarë atë tek persona të ndryshëm, si edhe e kanëregjistruar në Hipotekë.

Ditën e martë, me urdhër të Prokurorisë së Kavajës mes të arrestuave u prangos edhe nënprefekti   i  Tiranës,   drejtori   i  ALUIZNI-t   në  qytet,   si   edhe   disa   zyrtarë   të   Hipotekës.

EMISIONET