Hajdutët thyejnë dhe dhunojnë kishën e Shën Thanasit, grabisin paratë
Kisha e Shën Thanasit në kodrat e Korçës ra pre e grabitjes dhe dhunimit.
Sipas policisë ngjarja besohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur persona ende të paidentifikuar kanë thyer me mjete te forta derën e pasme të Kishës dhe kanë hyrë brenda objektit të kultit.
Ata kanë shkatërruar arkat ku besimtarët hedhin para dhe atë kur mbahen paratë e shitjes së qirinjve.
Ngjarja e përsëritur ka ngjallur reagimin e fortë të përfaqësuesve të kishës Ortodokse në Korçë sipas të cilëve fenomeni është kthyer gati në një situatë lufte.
Përfaqësuesi i Kishës, Robert Vangjeli: “Një shkatërrim i tillë mund të bëhet vetëm në vendet e luftës. Këto 30 vite të demokracisë, një shkatërrim i tillë nuk i ka ndodhur asnjëherë kishës sonë.”
Shuma e grabitur nuk dihet, pasi arkat sipas procedurave të kishës hapen një herë në muaj me komision. Ndërsa autorët dyshohet se me problematika sociale.
Përfaqësuesi i Kishës, Robert Vangjeli: “Pasi kanë hyrë nga dera, kanë thyer xhamat. Më pas kanë shkalluar 4 arkat e besimtarëve dhe një arkë të qirinjve. Janë të droguar se nuk vjen njeri të vjedhë pak lekë. Kisha nuk ka shumë lekë."
Kisha e Shën Thanasit është e pajisur me sistem alarmi por në momentin e vjedhjes ai nuk ka funksionuar.
Vjedhja e objekteve të kultit është një kthyer në një fenomen shqetësues në qarkun e Korçës.
Kryesisht kishat Ortodokse janë vjedhur me thyerje në mënyrë të përsëritur, jo vetëm për të marrë paratë por edhe vlera të trashëgimisë.
Në të shumtën e rasteve Policia e Korçës ka dështuar për të identifikuar autorët.