Grabitet banesa e gjinekologut në Librazhd, marrin lekë dhe bizhuteri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2019, 07:27
Banesa e një gjinekologu ka rënë pre e grabitësve në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr 1 të qytetit.
Siç informon policia, "persona ende te paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, kanë marrë në banesën e shtetasit Kujtim Albajrami, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri"
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(Në foto, banesa që u grabit gjatë natës)