Grabitësit e postës në Durrës qëlluan drejt policit dhe e përplasën me makinë

Grabitësit e postës në Durrës qëlluan drejt policit dhe

Zbardhen detaje të reja të grabitjes së postës të ndodhur të enjten e 28 qershorit në Durrës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:15 minuta në lagjen nr 18.

Mësohet se një polic ishte vënë në ndjekje të autorëve të cilët lëviznin me makinë.

Vetë efektivi i ndiqte me motor dhe në një moment ndërsa makina bënte manovra për tu larguar është përplasur me një bordurë, informon gazetari i Ora News, Leonidha Musaj.

Në një moment grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri disa herë në drejtim të policit, por fatmirësisht efektivin nuk e kanë kapur plumbat. Gjithashtu për të shmangur ndjekjen ata kanë përplasur me makinë policin.
Efektivi ka marrë dëmtime nga përplasja me makinë e autorëve.

Policia ka arrestuar 2 persona të dyshuar si autorë të grabitjes por nuk kanë dhënë identitetin. Gjithashtu mësohet se Benzi që kishin përdorur autorët ishte vjedhur në qytetin e Lushnjës.

EMISIONET