Grabitësi bën gabimin në momentin e duhur, shitësi e tall në tv

Grabitësi bën gabimin në momentin e duhur, shitësi e tall

Një grabitës i armatosur, i cili e mori situatën me nervozizëm në momentin më të keq të mundshëm, është duke u tallur në rrjet, pasi në momentin që po vinte armën në tavolinë, i bie në tokë. Shumë i kanë këshilluar burrit që të gjente një karrierë të re.

Pamjet e momentit të grabitjes u regjistruan në një dyqan cigaresh elektronike në Aurora, Kolorado.  

Hajduti hyn në dyqan si një shitës i zakonshëm për të nxjerrë më pas armën e tij për t'ia drejtuar shitësit. Por në këtë moment, atij i përfundon arma në hapësirën përtej banakut, në pamundësi për ta kapur.

Shitësi shfrytëzon menjëherë situatën duke kapur pistoletën në tokë.

Menaxheri i dyqanit me pakicë ka dalë në mediat lokale duke tallur hajdutin për përpjekjet e dobëta të tij.

"Nuk dua ta minimizoj seriozitetin e një grabitje të armatosur, por djaloshi me të vërtetë i përket kriminelëve më budallenj në botë", tha pronari i dyqanit Chris Burgess në Denver Post.

"Ai ka nevojë të gjejë një punë të re", shtoi ai. Policia lokale është duke u përpjekur të identifikojë kriminelin e pakujdesshëm, ku dëshmia më e fortë janë shenjat e gishtërinjve në pistoletë.

EMISIONET