Antonio Conte është duke kaluar një moment tejet delikat që ka të bëj më sigurinë e trajnerit italian. 

Tekniku i Interit pasi u kërcënua një javë më parë, Conte ka marrë një letër kërcënuese ndaj vajzës së vet, si dhe ndaj anëtarit të stafit dhe ish-trajnerit fizik , Antonio Pintus. Letra, e cila thuhet se është dërguar nga Florence, përmbante një gëzhojë pushke dhe mesazh kërcënues drejtuar Contes: “Ne e dimë se ku jeton ti dhe kush është vajza juaj".

Gazeta italiane La Stampa raporton se policia lokale në Milano e ka kontaktuar Conten, i cili thotë se nuk e njeh shkrimin në letër dhe se përmbajtja e saj nuk ia kujton ndonjëri. Sipas mediave italiane, ka mundësi që letra të jetë dërguar nga ndonjë përkrahës i ndonjë ekipi kundërshtar, i cili është i zemëruar me Interin dhe formën e tij të mirë këtë sezon.

Policia është duke e hetuar rastin dhe do ta analizojë letrën për shenja të gishtërinjve.

/Ora News.tv/