Google zhvillon motor kërkimi të censuruar në Kinë

Google zhvillon motor kërkimi të censuruar në Kinë

Google po zhvillon një version të motorit të kërkimit në përputhje me ligjet e censurës në Kinë.

Kompania mbylli motorin e kërkimit në vitin 2010, duke u ankuar se liria e fjalës ishte e kufizuar.

Por faqja e lajmeve në Intercept thotë se Google po punon për një projekt të koduar me emrin Dragonfly që do të bllokojë termat si të drejtat e njeriut dhe feja, një lëvizje që do zemërojë aktivistët.

Një gazetë shtetërore në Kinë, Securities Daily, hodhi poshtë raportin.

Ndërsa një zëdhënëse e Google u përgjigj në një deklaratë të shkurtër: " Ne japim një numër aplikacionesh celulare në Kinë, siç është Google Translate dhe Files Go, që ndihmojnë zhvilluesit kinezë dhe që kanë bërë investime të konsiderueshme në kompanitë kineze si JD.com. Por ne nuk komentojmë mbi spekulime rreth planeve të ardhshme. "

Sipas The Intercept, që përmend dokumente të Google dhe burime të brendshme, Dragonfly u nis në pranverën e vitit 2017 dhe u përshpejtua në dhjetor pasi drejtuesi i përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, u takua me një zyrtar të qeverisë kineze.

The Intercept tha se një aplikacion Android me versione të quajtura Maotai dhe Longfei ishte zhvilluar dhe mund të fillonte brenda nëntë muajve nëse aprovohej nga qeveria kineze.

Dy agjencitë e lajmeve Reuters dhe Agence France-Presse thanë se burime të ndryshme kishin konfirmuar raportin tek agjencitë e lajmeve.

Aplikacioni i kërkimit do të "caktojë listat e zeza të ndjeshme", thotë Intercept, duke identifikuar dhe filtruar faqet e internetit aktualisht të bllokuara nga i ashtuquajturi Great Firewall i Kinës.

BBC News dhe Wikipedia do të jenë mes faqeve që do bllokohen.


EMISIONET