Gjiganti amerikan dhe botëror Google, ka lajmëruar që do të ndaloj shërbimin Google Reader më 1 korrik të këtij viti. Sipas zv. presidentit të Google, Urs Holzle, arsyeja e përfundimit të këtij shërbimi është rënia e përdorimit të tij. Zhvilluesit e programeve të ndryshme kanë shprehur shqetësimin rreth vazhdimit të Google Reader, që prej një viti. Një numër i konsiderueshëm i klientëve RSS janë të mbështetur në këtë shërbim i cili ofrohet nga Google. Për ata që nuk janë të informuar, Google Reader është shërbim i cili ju ofron të ruani RSS-të e uebfaqeve tuaja të preferuara dhe më pas ti keni ato në një vend për t’i lexuar titujt ditor të postimeve të reja dhe t’i lidhni ueb faqet e ndryshme në vendin e njejtë. Sipas admiruesve të Reader, nëse ky shërbim mbyllet, atëherë duhet të hapet një shërbim i ngjashëm i cili mundëson lidhjen e uebfaqeve në një shërbim të vetëm.

/Ora News.tv/