‘Gomar’, ‘kriminel’ e ‘spiun’: Deputeti i VV’së sulmon ashpër Edi Ramën, Hashim Thaçin e Baton Haxhiun

‘Gomar’, ‘kriminel’ e ‘spiun’: Deputeti i

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, por edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetarin Baton Haxhiu. Ai e konsideron gazetarin Haxhiu kriminel dhe spiun të BIA-s serbe. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, një figurë e propozuar nga Baton Haxhiu.

Postimi i plotë i Kurteshit:

Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhtar!

Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.

Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhtar.

EMISIONET