Gola londinez për kombëtaren, kuqezinjtë "leksione" Uellsit

Gola londinez për kombëtaren, kuqezinjtë "leksione"

Vijon paraqitje fantastike e kombëtares shqiptare të 21 vjeçarëve. Pas barazimit fenomenal 2-2 ndaj Turqisë, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit, kuqezinjtë e vegjël fituan 2-1 miqësoren e parë ndaj Uellsit. Heroi i takimit ishte padyshim, Armando Broja, që realizoi një dopietë personale.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë në pjesën e dytë, trajneri Alban Bushi ka kryer 3 zëvendësime, duke hedhur në fushë Harizajn, Mihanën si dhe sulmuesin e akademisë së Chelsea, Armando Broja. 23 vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në prekjen e parë të sferës, teksa 9 minuta më vonë ishte përsëri Broja që dyfishoi rezultatin.

Goli i 18 vjeçarit të Scunthorpe, Tom Pugh 10 minuta përpara fundit mjaftoi për të ngushtuar shifrat, por jo për të vendosur fatin e takimit. Miqësorja e dytë mes kuqezinjve dhe Uellsit është programuar për tu luajtur të martën e 11 qershorit në orën 15:00.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE

EMISIONET