Gol me kombëtaren? Memolla: Ndihem mirë kur fiton dhe skuadra

Përkrah prurjes së re të kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, në konferencën për shtyp para sfidave eliminatore të Euro 2020, ndaj Andorrës dhe Francës doli mbrojtësi, Hysen Memolla.

Në fjalën e tij, lojtari i Kokkolan Pella-Velkot tha se do të jap gjithçka për të qënë në fushë, teksa shtoi se synon golin vetëm kur skuadra fiton.  

"Ne kemi objektivat tona. Ndoshta ka mbaruar ndoshta nuk ka mbaruar. Do të japim vetëm maksimumin në gjithë ndeshjet që kemi për të bërë. Nuk ka vend për mbarim, ka vetëm fokusim 100 % në të gjithë ndeshjet që kemi përballë.

"Mund të jetë Franca, Greqia, Andorra, por nuk ka problem për ne. Do të japim 100%. Do të bëj punën time. Do të jap maksimumin në stërvitje dhe për lojë e di vetëm trajneri. Nëse më ka preferencë për krahun e majtë unë do të jap maksimumin për çunat dhe për trajnerin.

"Konkurenca është një gjë shumë e mirë. Konkurenca është një gjë e mirë, pasi tregon më shumë për formën. Mund të përdoret Lenjani, Trashi ose unë, por ne do të japim maksimumin. Të gjithë lojtarët kërkojnë të shënojnë gol, por objektivi im është që të jap 100 %, që të ndihmoj shokët, trajnerin dhe ne si ekip.

"Nëse unë kam shënuar, por kemi humbur, atëherë kemi luajtur keq. Kam dëshirë më shumë që të fitojmë, por nëse shënoj dhe ekipi fiton atëherë është një gjë më e mirë. Sot fola me disa lojtarë. Unë në 3-5-2 kam bërë shumë ndeshje si krahu i majtë në mesfushë.

"Me karakteristikat që kam mund të jetë edhe mirë. Në stërvitje është ndryshe dhe në lojë është ndryshe. Nëse do kem mundësi të luaj, dua ta provoj veten. Kam luajtur edhe me Panuccin me 3-5-2 kundër Spanjës. Nuk jam ndjerë keq, por unë si karakteristikë edhe mundet ta bëj. Nuk ka problem".
 

EMISIONET