Godole: Studentët ta vazhdojnë protestën. S'ka vullnet politik për arsimin

Pedagogia Jonila Godole e ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, u shpreh se studentët duhet të vazhdojnë protestën për të drejtat e tyre, ndërsa bëri fajtor për situatën në universitete jo vetëm politikën, por edhe elitat universitare.

Godole: Kjo është një kërkesë politike e studentëve? Është totalisht një kërkesë politike që e nxjerr të zbuluar politikën që në dekadën e fundit ka ardhur duke ulur fondet për arsimin duke treguar se nuk është e interesuar për arsimin. Problemin që kam me këtë kërkesë është; 1 nuk besoj që kemi një vullnet politik për rritjen e buxhetin dhe e dyta kam frikë dhe kjo është më e trishtueshme, kam frikë që nuk kemi as vullnetin e elitave menaxhuese të universitetit që janë bashkëfajtor për këtë shkatërrim të universitetit deri më sot. Po flas për elitat menaxhuese të fondeve. Kur një student më vjen në auditor, ka qenë i formuar në hallkat e tjera. Unë jam që kjo protestë të vazhdojë, ata të kërkojnë kushte më të mira, që ata të kërkojnë mësimdhënie më të mirë. Unë do të kërkojë student më të mirë në ato salla të mbushura me 120 studentë, flas vetëm me 20 sepse vetëm ata e kanë zgjedhur, kur pjesa më e madhe e tyre me reformat e dështuara të ministrisë u ka rënë bingoja.  


EMISIONET