Godet me armë paralizuese të dyshuarin, sjellja e policit bëhet virale

Godet me armë paralizuese të dyshuarin, sjellja e policit bëhet

Pamjet shqetësuese të një oficeri policie duke përdorur një armë trullosëse ndaj një të riu me ngjyrë dhe i pa armatosur bëhet virale.

Qytetarët e shqetësuar shpërndanë pamjet në Facebook, duke akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës dhe duke u dhënë të dyshuarve udhëzime "konfuze".

Policia në qytetin e Lancaster të Pensilvanisë thotë se ata morën një telefonatë të enjten në mëngjes duke pretenduar se kishte "një mashkull me një shkop".

Kur arritën në vendin e ngjarjes, gjetën Sean Williams, të cilët oficerët pretendojnë se refuzoi të vepronte sipas udhëzimeve të tyre. 

Më vonë, policia pranoi se asnjë shkop nuk u gjet në skenën e incidentit.

Pamjet e kapura nga një kalimtar, tregojnë një oficer policie duke detyruar Williams që të ulet në trotuar dhe të shtrijë këmbët e tij.

Ai duket se i keqkupton udhëzimet dhe i shtrin këmbët pjesërisht. Ndërsa ai fillon të lëvizë këmbët, oficeri përdor një taser (armë paralizuese) mbi të. 

Williams është parë duke rënë përtokë me dhimbje.

EMISIONET