Diskutimi i problemeve globale dhe rajonale midis rinisë së vendeve të rajonit Adriatiko-Jonian ishte një nga synimet kryesore të forumit të parë të mbajtur këtë të martë në Tiranë.

Kryetari i këshillit të qarkut, Aldrin Dalipi shprehur rëndësinë e përfshirjes së rinisë shqiptare në projekte rajonale si dhe angazhimin e tyre në promovimin e Shqipërisë.

Me rëndësi tha Dalipi është shnderrimi i Tiranës në një qytet shumë paqësor për rininë.

Dalipi: Të gjitha këto ide, shkëmbim eksperiencash dhe përvoja që kanë secilat nga organizatat do të flasin sot dhe do të programojnë hapat në të ardhmen. Më vjen mirë që Tirana po kthehet në një qendër të dialogut të të rinjve. 

I pranishëm në forumin e parë të organizatave rinore Adriatiko Joniane ishte dhe ministri i Mjedisit Blendi Klosi i cili përmendi punësimin e të rinjve në “Smile Albania” si një nga qëllimet e përmbushura të ministrisë.

Klosi: Ne po ndërmarrim nisma dhe iniciativa. Kemi ndërmarrë bashkë me përfaqësues të BE këtu në Tiranë një sërë nismash që i drejtohen të rinjve për të promovuar mbrojtjen e natyrës.

Si pjesë e Aksionit Rinor të Nismës AI-NURECC synohet  edhe stimulimi i krijimit dhe mirëmbajtjes së kanaleve të ndërveprimit midis Organizatave Rinore Adriatiko Joniane, në mënyrë sfidat e përbashkëta si globalizimi apo edhe ndryshimet klimatike të kuptohen më mirë dhe të marrin zgjidhje.

/Ora News.tv/