Gjyshja paguan 150 000 dollarë për të vrarë burrin për një arsye "mizore"

Gjyshja paguan 150 000 dollarë për të vrarë burrin për

Në një rast të ngjashëm me një film mafioz, një grua e moshuar është burgosur pasi u përpoq të punësojë një vrasës me pagesë për të hequr qafe burrin e saj.

Ajo tani përballet me akuza të reja, pasi thuhet se po përpiqej teksa ishte parapa hekurave për të vrarë dy persona të tjerë.

Një juri e shpalli fajtore Linda Gillman të premten, pasi ajo u përpoq të punësonte një vrasës për të vrarë ish-bashkëshortin e saj.

Saga daton që nga viti 2016, kur prokurorët thonë se Gillman punësoi një nga punonjësit e saj, për të ndihmuar atë të gjejë një person për të vrarë ish-bashkëshortin dhe gruan e tij të re.

Plani ishte që njeriu të punësojë një person të tretë për të kryer vrasjen dhe ta bëjë atë të duket sikur ish-burri i saj vdiq nga një mbidozë e drogës, thotë akuza.

Ajo thuhet se i dha personit me para $ 5,000 dhe i premtoi atij një tjetër shumë prej 100,000 dollarë. Ajo do të merrte një shumë të madhe parash nga sigurimi i jetës pas vdekjes së ish-burrit dhe gruas së tij të re.

Pagimi i kombinuar i tre sigurimeve të jetës do t'i sillte asaj rreth 3,3 milionë dollarë, sipas The Salt Lake Tribune.

Dënimi i 70 vjeçares është caktuar për më 23 prill.

EMISIONET