Gjyqtari shqiptar kalon testin, 2 kartona të verdhë në takimin e Europianit

Gjyqtari shqiptar kalon testin, 2 kartona të  verdhë në takimin e

Gjyqtari shqiptar, Enea Jorgji ka qënë protagonist në barazimin mes Bjellorusisë dhe Norvegjisë për grupmoshën 21 vjeçare.

Takimi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit të kësaj moshe u mbyll me shifrat, 1-1, me Jorgjin që nuk kishte thuajse aspak punë.

Pika i mban në vendin e 2-të dhe të 3-të dy kombëtaret në kuotën e katër pikëve, teksa Jorgji u detyrua të nxjerr nga xhepi vetëm dy kartona të verdhë.

Rreth një javë më parë, Jorgji gjykoi takimin e grupeve të Champions League për moshën U-19, mes Juventusit dhe Bayer Leverkusen, mbyllur me shifrat 4-1 në favor të italianëve.

EMISIONET