Gjyqi për ngacmim seksual ndaj Bill Cosby-t pritet të nisë në Pennsylvania

Gjyqi ndaj aktorit dhe komedianit të famshëm amerikan Bill Cosby, pritet të nisë në Pensilvani këtë të Hënë, raporton BBC.

Z. Cosby, 80 vjeç, mohon të ketë droguar e më pas të ketë abuzuar seksualisht me Andrea Constand 14 vjet më parë.

Gjyqi i parë, zhvilluar në qershor të 2017-s, përfundoi kur juria nuk arriti dot të merrte një vendim.

Aktori, i cili ishte protagonist në seritë televizive të viteve '80 "The Cosby Show" u përball me akuza për ngacmime nga duzina gra të tjera, por ai i ka mohuar të gjitha ato.

Dikur i cilësuar si "Babai i Amerikës", aktori Cosby gëzoi një reputacion shumë të mirë për vite para se të dilnin në dritë një sërë akuzash për ngacmim seksual në 2015-n.

Cosby akuzohet për ngacmime të pahijshme, shkelje e shkallës së dytë, nga prokurori i Pensilvanisë.

Akuza, nëse vërtetohet mund të kërkojë 10 vjet burg për aktorin.

Avokatët e tij thonë se Cosby dhe Costand kanë patur një lidhje dashurie bashkë.

Rreth 60 gra përgjatë 5 dekadave kanë akuzuar aktorin fitues të shumë çmimeve kinematografike, si një ngacmues seksual. Por statuti i limituar i ligjeve do të thotë që vetëm një akuzë mund të sillet në gjyq.



EMISIONET