Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për mediat bëri publike sot ftesën nga Gjykata Speciale Raporton.

Veseli bëri të ditur se do t'i përgjigjet kësaj ftese dhe para Prokurorisë Speciale do të dal me 4 dhjetor, në Hagë.

Veseli: Gjithë jetën kam qenë i angazhuar për të mirën e Kosovës. Këtë e kam bërë me përkushtimin më të lartë. Përpjekjet e kombit për liri kanë qenë vetë jeta jonë. Duhet pranuar se lufta e drejtë e popullit tonë ka qenë e sulmuar përfundimisht. Jam i bindur se edhe kjo Gjykatë do të vërtetojë luftën e drejtë të UÇK-së të Kosovës dhe do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit tonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

/Ora News.tv/