Organet gjyqesore ne Vlore duket se jane dorezuar perballe shqyrtimit te dosjes Gjika, e cila me shume gjasa do te shperngulet ne Tirane. Ka qene prokuroria e Vlores ajo qa ka kerkuar nga gjykata e faktit qe te percjelle kerkesen prane gjykates se larte ne Tirane, pasi seancat ndaj kryetarit te Bashkise Shpetim Gjika, nuk mund te kryhen normalisht per shkak te presionit te madh mediatik por edhe prezences se shumte te qytetareve ne salle gjate zhvillimit te seancave. Nga kancelaria e gjykates se Vlores behet me dije se tashme kjo kerkese eshte dorezuar ne Tirane dhe pritet vetem vendimi, për transferimin ose jo te dosjes ne ngarkim te Shpetim Gjikes ne kryeqytet. Seanca e rradhes ndaj Gjikes, i cili akuzohet per falsifikim dokumentash, pritet te zhvillohet ne daten 5 dhjetor. Pak dite me pare gjykata e Vlores zhvilloi seancën e pare ndaj numrit nje te ketij qyteti, ku avokati mbrojtes i kryetarit te Bashkise Gjika ka kerkuar shtyrjen e saj, pasi pala e paditur nuk ishte informuar dhe nuk kishte lexuar te plote dosjen e prokurorise. Ne seancen e zhvilluar 5 dite me pare ne sallen e gjyqit nuk jane paraqitur te paditurit e tjere, Elena Dardha, Gezim Peka, Mustafa Tartari dhe Gentian Sherifaj, te cilet jane perfaqesuar me avokatet mbrojtes te tyre. Tashme fatin e çeshtjes mbi gjykimin e kryetarit te Bashkise Vlore, Shpetim Gjika, do ta kete ne dore gjykata supreme ne Tirane, ku pritet edhe vendimi saj per ecurine e metejshme.

/Ora News.tv/