Gjykata e Korfuzit lë në burg Edmond Begon, pret dokumentet italiane

Gjykata e Korfuzit lë në burg Edmond Begon, pret dokumentet italiane

Gjykata e Korfuzit ka vendosur këtë të hënë (20 gusht) të lërë në burg biznesmenin lushnjar Edmond Bego, deri në pritje të kërkesës për ekstradimin e tij nga autoritete italiane.

 Ai u arrestua në Igumenicë në 17 gusht teksa kthehej për në Shqipëri nga ishulli ku bëri pushimet së bashku me familjen.  

Arrestimi i tij u krye për llogari të shtetit italian pasi sipas policisë greke ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër-arresti ndërkombetar për pjesmarrje ne organiazatë kriminale, dhe kontrabadë në trafikimin e lëndëve narkotike . 

Sipas policisë greke në momentin e ndalimit 48-vjecari kishte një pasaporte me emrin e ndryshuar Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar edhe nga Shqipëria në Korfuz .

 Nga drejtësia shqiptare Bega ka qënë i dyshuar edhe si një pjesmarrësit në bandën e Aldo Bares dhe enver dondollakur në lushnje dhe për këtë madje ai ka dëshmuar edhe ne procesin ku është gjykuar kjo dosje. 


Sipas vendimit të gjykatës italiane Bego rezulton i dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2008 me 21 vite burg vendim që është njohur në Shqipëri dhe është konvertuar në 4.4 vite burg në vitin 2010.  

Sipas ligjeve greke afati i pritjes së dokumentacionit nga Italia për ekstradimin e Begës eshte 10 dite dhe ne rast se brenda këtij afati nuk paraqitet një kërkesë për ekstradim i arrestuari lirohet nga Gjykata e Apelit e Korfuzit dhe kthehet ne Shqipëri. 

EMISIONET