Gjosha: Gent Cakaj kandidaturë qokash, reagimi i Ramës i turpshëm!

Gjosha: Gent Cakaj kandidaturë qokash, reagimi i Ramës i

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se kandidatura e Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, është një kandidaturë qokash, ndërsa e konsideron të turpshëm reagimin e kryeministrit Rama kundër Ilir Metës dhe Edita Tahirit.

Gjosha: Sa turp për një Kryeministër të shprehet me një gjuhë të tillë si për Presidentin e Republikës, ashtu edhe për një zonjë të nderuar të Kosovës, si Edita Tahiri.

Pasi rrënoi imazhin dhe funksionalitetin e Ministrisë tonë të Jashtme me kandidatura qokash, tani përpiqet t’i kundërvihet sipas edukatës së tij gjithkujt që respekton Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës dhe kufijtë e saj! Çdokush që mendon se mund të përdor vendet tona për interesa të ngushta personale, është vetëm një naiv që do të ketë një fund të dhimbshëm!

Diplomacia është art i komunikimit, është mishërimi i eksperiencës dhe maturisë, dhe mbi të gjitha është besimi që qytetarët kanë te mbrojtja e interesave kombëtare! Diplomacia nuk është numri i librave të lexuar dhe as përdorimi i individëve për larje hesapesh, e për destabilizm të një rajoni të brishtë si ky ku ne jetojmë!

EMISIONET