Gjoka: Djemtë po bëjnë mirë, na mungojnë shumë pikë

Gjoka: Djemtë po bëjnë mirë, na mungojnë shumë

Kamza nuk arrin të gjej ritmin në Kategorinë Superiore, ku u mposht me rezultatin 1-0 nga Flamurtari. Pas asaj disfate, trajneri i kryeqytetasve, Ernest Gjoka ka deklaruar se skuadra ka nevojë për pikë.

"Nuk është se u kujtuam të luajmë pas golit, por sigurisht na motivoi më shumë se s'kishim çfarë të humbim më. Ndërkohë po tregonim shumë kujdes dhe po mundoheshim të dilnim dhe të godisnim Flamurtarin dhe të shfrytëzonim ato rastet tona, që i patëm. Mendoj se deri te rasti i golit kemi qënë shumë të përqendruar dhe e kemi pasur ndeshjen nën ekuilibër. Por një gabim që bëmë, atë e shfrytëzoi shumë mirë kundërshtari dhe na goditi. Gjithsesi e rëndësishme është që të ecim para sepse lufta e fund-tabelës është shumë e fortë. Unë do isha i kënaqur që të merrja pikë përballë Flamurtarit, pavarësisht se kisha një skuadër me shumë cilësi përpara. Por duke e parë Flamurtarin se si e ka pasur ecurinë e vet mendoja se do i merrja diçka. Nuk arritëm dot dhe mendoj se futbollistët e Kamzës kanë dhënë maksimumin. Po të ishim pak më të qetë ndoshta nuk do kishim gabuar."

Batuta me Dajën?

"Kemi bashkëpunuar shumë dhe Vlora është me fat që e ka dhe shpresoj që të di ta mbajë. Ishalla se bën dhe atë si mua."-tha Gjoka.

EMISIONET