Gjobitet anija me 702 turistë italianë në Sarandë

Gjobitet anija me 702 turistë italianë në Sarandë

Një anije turistike me 702 turistë italianë në bord është gjobitur me 2 mijë euro nga kapitaneria e Portit të Sarandës. Shpëtim Muho, administratori i anijes pretendon se është i pajisur me gjithë dokumentacionin e nevojshëm për linjën ndërkombëtare Brindizi - Vlorë, që nga viti 2016. Masën e vendosur, ai e konsideron presion nga autoritet portale.

Muho: Këto janë thjesht presione. Gjithë vitin punon në linjën Brindisi-Vlorë me pasagjer. Kjo anije bashkë me kapitetin dhe kompaninë e saj duhet falenderuar nga qeveria shqiptare e cila ka prioritet kufirin.   

Ai deklaron se ka njoftuar drejtuesit më të lartë në lidhje me këtë incident

Muho: Kam informuar ministrin, kryeministrin. Pse? Cila është arsyeja? Çfarë duhet të mendojnë turistët?!

Por drejtoria e Përgjthshme detare argumenton se gjoba prej 2 mijë eurosh është vendosur bazuar në kodin detar. 

Për Ora News Paulin Ndreu shprehet se anija turistike "Red Star" nuk kishte marrë leje dhe nuk kishte njoftuar për transport turistesh nga Brindisi për në Korfuz dhe Sarandë". Licenca është vetëm linjën Vlorë-Brindisi.  

EMISIONET