Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar në Sarandë kandidatin për kryetar bashkie, Adrian Gurmën.

Gjiknuri kërkoi votën e qytetarëve për kandidaturën e Gurmë.

Damian Gjiknuri: “Askush prej jush nuk ka pse e hedh votën dëm as për ndonjë kandidat të pavarur, pavarësisht se unë nuk kam asgjë me personin dhe ne nuk e kemi zakon të shajmë. Çdo njeri ka shansin e vet në jetë por ju keni nevojë për kryebashkiak që kanë mbështetje të fortë politike dhe të përfaqësojnë një formacion të madh politik pasi kjo nuk është çështje punësimi për një person në krye të bashkisë. Vota për Adrian Gurmën është një garanci më shumë që ato projekte të mëdha që kemi nisur, ne ti vazhdojmë për Sarandën. Fokusi i investimeve kryesore të jetë në Ksamil dhe ky duhet të jetë angazhimi ynë publik.”

Kandidati Gurma, gjatë fjalës së tij shtoi se janë programuar disa investime me rëndësi në këtë njësi administrative të bashkisë.

Adrian Gurma: “Janë programuar mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re dhe nuk besoj se është shifër e vogël. Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve. Edhe në takimet e bëra bashkë gjatë ditëve të fundit kam vënë re se ka nevojë për ndërhyrje. Në 4 vitet e ardhshme do ta kemi në fokus Ksamilin. Dua tu kërkoj me sinqeritet dhe çiltërsi të më jepni votën në 30 Qershor dhe do tua kthej këtë votë në shërbim ndaj jush."

/Ora News.tv/