Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët tentuan të vidhnin një automjet.

Policia thotë se në orë e para të mëngjesit, në lagjen "18-Shtatori", shtetasit A.L., dhe O.P. tentuan të vjedhin një automjet tip "Mercedez-Benz".

"Menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje të këtyre dy shtetasve, ku pas një pune të mirëorganizuar bënë të mundur arrestimin e tyre. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit: A.L., 25 vjeç dhe O.P., 34 vjeç, banues në Skrapar", thotë policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme.

/Ora News.tv/