Prej dy ditësh në pazarin e Gjirokastrës po zhvillohet panairi "Kult Art" i cili ka gjallëruar jetën e trashëgimisë kulturore dhe artistike në qytet.

Rreth 70 artizanë, 25 prodhues lokalë nga mbarë trojet shqiptare janë bërë pjesë e panairit artizanal. Ata shprehen se ky panair është një mundësi e mirë për reklamimin e punës së tyre.

Panairi 2-ditor që po organizohet në zonën muzeale të qytetit të gurtë ka tërhequr turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë pëlqyer shumë punimet e artizanëve shqiptarë.  

/Ora News.tv/