Gjirokastër, i riu rreh dhe më pas i thyen xhamin e makinës 40-vjeçarit

Gjirokastër, i riu rreh dhe më pas i thyen xhamin e makinës

Një i ri në Gjirokastër është arrestuar nga policia për dhunim të një personi.Aleksandro Vasho, 20 vjeç, banues në Gjirokastër akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në trup dhe fytyrë, shtetasin A.Sh, 40 vjeç, si dhe i ka thyer  xhamin e parë të automjetit në pronësi të tij.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku gjatë kohës për të neutralizuar këtë konflik ky shtetas ka kundështuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

EMISIONET