Gjirokastër, Gjiknuri: Investimi në ujësjellësa 3.3 mld lek

Gjirokastër, Gjiknuri: Investimi në ujësjellësa 3.3 mld lek

Gjatë vizitës në Qarkun e Gjirokastrës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pa nga afër investimet e kryera në dy prej fushave të prekshme që kanë të bëjnë me ujësjellësat dhe rrjetin elektrik.

Në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, qeveria në 4 vitet e fundit ka investuar ose ka në proces investimi projekte që në vlerën totale arrijnë në 3,3 miliard lekë. Në qytetin e Gjirokastrës, ministri Gjiknuri pa rezultatet e fazës së parë të investimit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrjetit.

Gjiknuri: “Sistemi i depove dhe pompat, një investim i qeverisë shqiptare me KfW gjermane. Faza e parë ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe faza e dytë për të gjithë Bashkinë e Gjirokastrës. Sot që flasim pjesa më e madhe e qytetit ka një furnizim 24 orë me ujë dhe me përfundimin e fazës së dytë të investimit që nis këtë vit, i gjithë qyteti i Gjirokastrës do të ketë furnizim me ujë për 24 orë. Ky nuk është investimi i vetëm në Qarkun e Gjirokastrës. Qeveria do të fillojë shumë shpejt investimin për rrjetin e shpërndarjes së ujësjellësit në qytetin e Tepelenës, në Memaliaj. Po vazhdon investimi shumë i rëndësishëm në Bashkinë e Përmetit, ai në Këlcyrë dhe investime edhe në Dropull”.

Ministri Gjiknuri pa nga afër investimin e kryer për fuqizimin e nënstacionit të ri të Gjirokastrës dhe ndërtimin e fiderave me rrjet 20 kV, 25 kabinave të reja dhe shtrimin e kabllove ABC. Në Përmet dhe Tepelenë gjithashtu ka patur ndëhyrje të rëndësishme në rrjetin elektrik.

Gjiknuri: “Këtu jemi dëshmitarë të vazhdimit të një investimi shumë të rëndësishëm në nënstacionin e Gjirokastrës. Investimet në sektorin elektroenergjetik po vazhdojnë dhe ky është një shembull konkret që janë bërë investime të konsiderueshme për përmirësimin e rrjetit. Nga informacionet e fundit që kam edhe nga administratorët e OSHEE, humbjet në Gjirokastër janë tanimë në nivelet më të ulëta historike, rreth 17%. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultatet i mirëmenaxhimit por edhe investimeve të kryera të cilat kanë bërë që të administrohet më mirë energjia e hedhur në rrjet”


EMISIONET